Del studimi, ja cili grup gjaku është më pak i rrezikuar nga Covid-19

Aktualitet Botë/Rajon

Kanë kaluar rreth 3 muaj që nga identifikimi i COVID-19 dhe shkencëtarë të ndryshëm kanë bërë shumë studime.
Një studim i rëndësishëm është bërë nga studiuesit kinezë, të cilët kanë bërë disa kërkime lidhur me grupin e gjakut, i cili mund të preket më lehtësisht nga Koronavirusi krahasuar me të tjerët.

Ata kanë arritur në përfundimin se njerëzit me grupin e gjakut “A”  janë më të rrezikuar nga COVID-19, ndërsa më pak të rrezikuarit janë njerëzit me grupin e gjakut “O”.
Studiuesit morën në studim 2,000 pacientë të infektuar në Wuhan dhe Shenzhen dhe i krahasuan me popullsinë lokale të shëndetshme.
Në fund, zbuluan se pacientët me grupin e gjakut ‘A’ priren të shfaqnin simptoma më të rënda.
“Pacientët e infektuar nga Sars-CoV-2 me grupin e gjakut “A” mund të kenë nevojë për mbikëqyrje më vigjilente nga mjekët dhe trajtim agresiv” –ka thënë njëri nga studiuesit.
Nga 206 pacientë që kishin humbur jetën nga COVID-19 në Wuhan, 85 prej tyre kanë patur grupin e gjakut “A”, i cili e ka një vdekshmëri prej 63% më shumë sesa tipi “O”.
“Nëse jeni tipi “A”, nuk ka nevojë të jeni në panik.  Nuk do të thotë që ju do të infektoheni 100 përqind. Nëse jeni tipi “O”, nuk do të thotë që të jeni plotësisht i sigurt. Ju ende duhet të lani duart dhe të ndiqni udhëzimet e dhëna nga autoritetet”- ka thënë njëri prej studiuesve.