Disa nga markat më të njohura do të mbyllin qindra dyqane brenda një viti

Aktualitet Botë/Rajon

COVID-19 bëri që për shumë biznese mundësia e vetme të ishte shitja online, 2020 bëri që një listë dyqanesh të mbyllen, për shkak të krizës. Më shumë se gjysma e dyqaneve që do të mbyllen ndodhen në qendra tregtare, të cilat tashmë janë në rrezik për shkak të sfidës për të zbatuar distancën fizike dhe masat e sigurisë. Rreth 4000 dyqane nga marka të ndryshme veshjesh apo aksesorësh kanë njoftuar se do të mbyllen këtë vit.

GAP –  Në mars, Gap njoftoi se do të mbyllë rreth 230 dyqane përgjatë 2 viteve të fundit, për shkak të uljes së shitjeve. Mbylljet janë parashikuar për dyqanet në SHBA, Kanada, Britani, Francë dhe Japoni.

Victoria’s Secret – Marka më e njohur e të brendshmeve njoftoi në maj se do të mbyllë çerekun e dyqaneve, 250 të tilla, në SHBA dhe Kanada, gjatë muajve të ardhshëm.

Zara – Kompania mëmë Inditex bëri me dije këtë muaj se ka në plan të mbyllë 1000-1200 dyqane gjatë 2 viteve të fundit. Kompania nuk e ka njoftuar ende se në cilat vende, por tha se do të jenë dyqane ku nuk ka shumë shitje.

Macy’s – Marka parashikon të mbyllë 125 dyqane gjatë 3 viteve të ardhshme dhe të shkurtojë mijëra vende pune.

Nordstrom – Marka ka vendosur të mbyllë të gjithë dyqanet e dizjanuesit Jeffrey që zotëron, bashkë me 16 departamente dyqanesh që mbajnë emrin e Nordstrom.

Forever 21 – Për shkak të falimentit marka do të mbyllë 88 dyqane në SHBA.

Guess – Marka e njohur do të mbyllë 100 dyqane në Amerikën Veriure dhe në Kinë, gjatë 18 muajve të ardhshëm.

Starbucks – Në qershor, gjigandi i kafesë tha se do të mbyllë 400 lokale në SHBA dhe Kanada gjatë 18 muajve të ardhshme, ndërsa do të nisë një format të ri lokalesh, ku thjesht merr shërbimin dhe largohesh.