BB: Kujdes energjinë, taksat, administratën

Ekonomi

Rritja ekonomike në vitin 2014 pritet të jetë 2.1 %, por ajo do të kushtëzohet nga disa rreziqe që kërcënojnë ekonominë. Për të realizuar këtë objektiv qeveria duhet të ndërmarrë disa nisma për të zbutur dobësitë ekonomike. Ky është qëndrimi i Bankës Botërore e cila publikoi raportin për Europën Juglindore, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Përfaqësuesja e Bankës për rajonin ve në dukje shkaqet e kësaj situate:

“Rritja pritet të përshpejtohet dhe të arrijë potencialin në afat të mesëm, por rreziqet janë të larta, dhe duhen ndërmarrë reforma për të ulur dobësitë e ekonomisë. Rreziqe specifike vijnë nga sektorët si: Energjia. Konsolidimi fiskal ka filluar, por zbatimi i reformave është kyç për mbështetjen publike dhe suksesin e tij. Forcimi i administratës tatimore krahas politikave të të ardhurave dhe përmirësimi i klimës së biznesit dhe të investimeve.”

Ky qëndrim i Bankës Botërore vjen pas atij të Fondit Monetarë Ndërkombëtar i cili bëri të ditur se rreziqet kryesore të qeverisë janë kriza energjetike si dhe problemet e ende te pazgjidhura te pronave. për këtë te fundit buxheti është përball vendimeve të gjykatës së Strasburgut, për të ekzekutuar miliona euro për ata që kanë fituar të drejtën e pronës.