Edi Rama për raportin e Bankës Botërore

Ekonomi

index35Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si mjaft pozitive raportin e Bankës Botërore mbi lehtësinë e të bërit biznes në Shqipëri. Me anë të një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë ka nënvizuar: “lajm i mirë për kë do Shqipërinë e punës dhe sipërmarrjes: ngjitemi 40 vende në klasifikimin e bankës botërore për kushtet e bërjes biznes.” Në raportin e botuar dje mbi lehtësinë e të bërit biznes, Banka Botërore, vëren se në Shqipëri ky tregues është përmirësuar me 6.3 pikë. Gjithashtu në dokument theksohej se gjatë kësaj periudhe në Shqipëri u përmirësuan kushtet për hapjen e një biznesi të ri, me uljen e tarifave të regjistrimit të biznesit.