Këshilli Botëror: Stepen blerësit e arit

Ekonomi

largea_0d98eedc-bbd7-4e20-a082-11f87be4dadb1455645026.jpg

​Kërkesa globale për ar në tregjet ndërkombëtare përgjatë vitit 2015 nuk ka ndryshuar aspak, duke mbetur në të njëjtat nivele me vitin 2014, në 4212 ton metrik, sipas raportit zyrtar të Këshillit Botëror të Arit.

Në gjysmën e parë të vitit 2015 tregu i metalit të verdhë u përball me një sërë sfidash, me kërkesën në rënie për flori me 6% nga viti në vit. Por në gjysmën e dytë, kërkesa për ar arriti në 2226.6 ton metrikë, 6% në rritje në krahasim me 2014.

Bankat qëndrore i rritën rezervat e tyre në ar në mënyrë të ndjeshme përgjatë gjysmës së dytë të 2015-ës, duke përshpejtuar edhe blerjen e programeve në rezerva. Bankat Qëndrore blenë plot 336.2 ton metrikë në ar në periudhën korrik-dhjetor 2015.

Edhe kërkesat për investime në ar u rritën në 878.3 ton nga 815.4 ton metrike nga 2014 ndërsa kërkesa për blerje të bizhuve në flori ra ndjeshëm në krahasim me një vit më parë.

Raporti e përshkruan tërheqjen e konsumatorëve vërtet suprizuese, për shkak të urbulencave ekonomike si dhe klimës e kushteve social-politike në shumë tregje.

Sipas Këshillit Botëror të Arit, Kina dhe India vijojnë të mbeten në krye të tregjeve globale, sa i përket kërkesës për ar, që përllogaritet në 45% të kërkesës globale.