Epidemiologu tregon sa zgjat në të vërtetë imuniteti i atyre që kanë kaluar Covid

Aktualitet Botë/Rajon

Ata që janë infektuar me Covid janë imunë ndaj virusit për të paktën 8 muaj. Është ky përfundimi i studimit më atë fundit, të realizuar në Australi. Epidemiologu Ilir Alimehmeti sqaron se si është kuptuar që imuniteti zgjat kaq shumë dhe çfarë do të thotë kjo.

“Ky studim në veçanti tregonte formimin e qelizave kujtesë “B” që qëndronin në gjakun e personave te studiuar deri në 242 ditë. Tregon qartë që imuniteti zgjat më shume sesa është kapaciteti ynë i matjes së antitrupave. Limfocitet “B” janë ato limfocite që prodhojnë antitrupa jo vetëm IGM dhe IGG. Nëse infeksioni rihyn për herë të dytë tek këta persona ,përgjigja ndaj infeksionit është shumë më e shpejtë se herën e parë”, tha ai.