Gripi Spanjoll; Pandemia që bota njohu që në vitin 1918

Aktualitet

Pandemia nga Covid-19 është tema rreth së cilës dëgjojmë çdo ditë në të gjitha format e medias. Kjo, për shkak të situatës së jashtëzakonshme që ajo ka krijuar në të gjithë botën!
Në fakt njerëzimi është përballur dhe më parë me “grip” të ngjajshëm,”Gripi spanjoll”!


Pandemia, e njohur si gripi spanjoll, mendohet të ketë nisur në kampet ushtarake të Frontit Perëndimor. Higjiena e dobët ndikoi që të zhvillohej e të shpërndahej ky grip. Lufta përfundoi në nëntor të 1918-s, por me t’u kthyer nëpër shtëpi ushtarët, ata bartën edhe virusin me vete, duke shkaktuar edhe më shumë humbje jetësh: mes 50 dhe 100 milionë njerëz mendohet të kenë vdekur.
Vala e parë e virusit, që ishte një mutacion i gripit të zakonshëm, kaloi pa u vënë re, pasi njerëzit shëroheshin brenda 2-3 ditëve, por vala e dytë ishte vrastare, pasi njerëzit humbnin jetën vetëm pak orë pasi shfaqnin simptomat e para, ku ndër të tejra, lëkura u merrte një ngjyrë blu, ndërsa mushkëritë mbusheshin me ujë, duke bërë që të mbyteshin. Pandemia u ndal vetëm me ardhjen e verës së vitit 1919.
Shkollat dhe kinematë u mbyllën, tubimet publike u ndaluan asgjë nuk ishte si në normalitet. Gripi mori një numër të rëndë njerëzor, duke fshirë familje të tëra dhe duke lënë vejusha dhe jetime të panumërta në prag të tij. Sallonet funerale u kapluan dhe trupat u grumbulluan. Shumë njerëz duhej të gërmojnë varret për anëtarët e familjes së tyre.


Gripi u diagnostikua fillimisht në Spanjë, prandaj edhe mori emrin gripi spanjoll, por shumë kërkues kanë thënë se origjina e tij ishte Kina, për të mbërritur më pas në Evropë.