Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare regjisori i filmave shqiptarë

Aktualitet

“Qendra Kombëtare e Kinematografisë” njoftoi lajmin se regjisori Fehmi Oshafi ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Oshafi, lindi në shtator të 1934-ës në Tiranë dhe i dedikoi gjithë jetën kinemasë.

Ai nisi të punojë si asistent i regjisorëve Hakani dhe Kristaq Dhamo në filmat e tyre Toka jonë; Vitet e para, Oshëtimë në bregdet, Gjurma. Suksesi i parë i tij, ishte spektakli “Estrada në Ekran”.

Fehmi ka qene regjisor i shume filmave te vjeter te njohur si: “Shoku ynë Tili”, “Kapedani”, “Zëvendësi i Grave”, “Ëndërr për një karrige”.