Nga sot policia dhe ushtria me ‘dorë të hekurt’: 5000 euro gjobë për ata që thyejnë vetizolimin

Aktualitet Botë/Rajon

Nga sot policia dhe ushtria do të jenë në terren për të kontrolluar lëvizjet e qytetarëve, sidomos të atyre që janë kthyer së fundi nga Italia të cilët e kanë të detyruar të vetkarantinohen për 14 ditë. Nëse dikush thyen vetizolimin dhe kapet në rrugë, do të gjobitet 5000 euro sipas kryeministrit Rama. Gjithashtu nuk do të lejohet të shkojë përsëri në Itali pa paguar gjobën. Kudo do të ngrihen postblloqe policie që do të kontrollojnë drejtuesit e automjeteve.

Përmes një videomesazhi, kryeministri Rama u bëri edhe njërherë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të disiplinohen për t’ia dalë mbanë me koronavirusin!