Ja cfarë bën Cristiano Ronaldo për të ndihmuar Portugalinë në këto ditë të vështira

Aktualitet Botë/Rajon

Ankesat kanë qënë të shumta kohët e fundit në Itali për paratë e mëdha që u japin futbollistëve nga 1 milion Euro ndërsa mjekët 1.300 euro. Një fizioterapiste ishte ajo e cila doli në rrjetet sociale dhe tha;-” T’ju ndihmojë Ronaldo dhe futbollistët e tjerë.”

E mesa duket Cristano do të ndihmojë por jo Itali, por vendin e tij Portugalinë.

Sipas mediave spanjolle, ylli i Juventus-it do të shndërrojë të gjitha hotelet e tij në spitale të përkohshme, ku do të qëndrojnë dhe mjekohen personat e infektuar me Covid-19.

Për më tepër, askush nuk do të pagujë asgjë dhe do të jetë vetë Ronaldo ai që do t’u japë një rrogë mjekëve që do të punojnë në këto ambiente.