Një tjetër grup infermierësh shqiptarë niset drejt Italisë

Aktualitet Botë/Rajon

Një grup infermierësh shqiptarë do të niset sot drejt Italisë për të ndihmuar shtetin fqinj në luftën kundër covid-19. Pas grupit të parë i cili u nis disa javë më parë në spitalet e Breshias, ky është grupi i dytë që do të asistojë ekipet italiane në trajtimin e të sëmurëve me koronavirus.

Nisja do të bëhet sot në orën 15.00. Ndërkohë grupi i parë prej 30 mjekësh dhe infermierësh po shërben në frontin e parë të luftës kundër këtij virusi.