Kërkohet një make-up artist për Trump!

Aktualitet Botë/Rajon

Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë pas një udhëtimi në Karolinën e Veriut dhe një foto e momentit u bë virale thuajse menjëherë.

Në foto vihen re flokët e presidentit që i valëvit era dhe ca linja e vija të çuditshme në fytyrën e tij. Kontrasti i fortë mes fytyrës dhe rrethit të kokës mund të jetë produkt i nxirjes ose i fondatinës së pashpërhapur.

Nuk kaloi shumë kohë dhe foto filloi të përhapej gjithandej, duke u bërë një “meme”.