Këto janë rrugët që do të bllokohen nga protesta e orës 17:00

Aktualitet Botë/Rajon

Sot në orën 17:00 do të nis protesta e Ilir Metës dhe si çdo protestë tjetër do të merren masat e nevojshme që gjithçka të jetë e kontrolluar dhe të mos ketë surpriza. Forcat shqiponja dhe FNSH do të jenë aty. Marshimi do të zgjasë deri në 19:00.

Po ashtu ekipet e policisë do të jenë në gatishmëri nga Ministria e Brendshme deri në sheshin “Nënë Tereza”.

Ky do të jetë një tubim paqësor sipas thirrjes së presidentit të Shqipërisë zotit Ilir Meta, njerëzit do të jenë të pajisur me mimoza dhe flamuj.

Autobusët me persona të ardhur nga qytetet e tjera nuk do të lejohen të futen në qendër ndaj dhe do të qëndrojnë te stadiumi “Asllan Rusi”, dhe Fakulteti Ekonomik.