Festat e Nëntorit; Shqiptarët rezervojnë në vende ekzotike, shtetasit nga Kosova vijnë në Shqipëri

Aktualitet

Festat Kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit, si çdo vit, do t’i gjejnë jashtë kufijve shqiptarët. Këtë herë edhe më shumë, pasi këto dy ditë, e enjte dhe e premte, bashkë më fundjavën, përkthehen në 4 ditë pushimi, të paktën për punonjësit e institucioneve dhe për një pjesë të kompanive private.
Kjo rastësi e këndshme, ka bërë që në Agjencitë turistike të kenë një fluks kërkesash për udhëtime, jo vetëm brenda Europës apo vendeve të rajonit, por edhe në vende të largëta, drejt kontinenteve të tjera. Risia këtë nëntor janë vende ekzotike. Në të kundërt, më patriotë janë shtetasit nga Kosova, që kanë zgjedhur të festojnë në Shqipëri dhe kanë prenotuar tashmë hotelet në Durrës.