5 gjëra që mund të mos i dini për Ushtrinë e Terrakotave

Kulturë

1a

1. Kompleksi i varrezave u gjet aksidentalisht

Në mars 1974, fermerë që gërmonin një pus në një fushë rreth 20 milje në lindje të Xi’an gjetën një ushtar prej argjile, me përmasa reale. Më vonë u zbulua se figura ishte vetëm një nga 8000 luftëtarët e terrakotës, që ishin krijuar si një ushtri për jetën e përtejme për perandorin e parë të Kinës, Qin Shi Huang, i cili vdiq në vitin 210 para Krishtit.

2. Kompleksi u ndërtua për disa dekada

Kompleksi i Qin Shi Huang shtrihet në 62 km katrorë dhe thuhet se 700 mijë punëtorë kanë punuar për më shumë se 30 vite për ta ndërtuar. Katër vendet e gërmuar janë vetëm maja e ajsbergut; ekspertët kanë identifikuar rreth 600, shumica prej të cilave mbeten të paprekura.

3. Ka më shumë se vetëm ushtarë

Perandori kinez donte të rrethohej me të gjithë gjërat e jetës në tokë, edhe pas vdekjes. Bashkë me ushtarë, ka edhe muzikantë, akrobatë, konkubina, e madje edhe rosa.

4. Secili ushtar është unik

Shprehjet e fytyrës dhe tiparet e ushtarëve janë bërë në fund me dorë, duke e bërë secilin të dallueshëm.

5. Varri i perandorit mund të jetë vdekjeprurës

Historiani i shekullt të parë para Krishtit, Siam Qian shkruante se varri i perandorit, që mbetet i pagërrmuar, përmban kopje të lumenjve dhe përrenjve të rajonit që mund të jenë të mbushura ndoshta me mërkur helmues, si dhe male bronzi.

Burimi: Bota.al