Shqipëria i jep 12 pikë në Eurovizion

Kulturë

241230.jpg

Mbrëmë përfundoi festivali muzikor i Evropës, Eurovision 2016, spektakël në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria. Megjithatë, për fat të keq nuk arriti të kualifikohej deri në natën finale, po rrugëtimi i Shqipërisë përfundoi që në natën e dytë.
Tashmë është bërë traditë që shtetet japin pikët nga 1 deri në 12 për këngët finaliste.

Në fillim janë dhënë pikët nga 1 deri në 10 për shtetet përkatëse nga secili shtet një nga një, e më pas pikët maksimale janë prezantuar nga përfaqësuesit e jurisë së shteteve.

Ndërkohë juria nga Shqipërisë vendosi që me 8 pikë të vlerësojë këngën e Italisë, 10 këngën e Francës ndërsa 12 pikë i ka dhënë këngëtares nga Australia.

Kur përfaqësuesi nga Shqipëria i ka dhënë pikët maksimale, prezantuesja e Australisë, Dami Im është gëzuar shumë dhe ajo menjëherë ka bërë me duar shqiponjën, për të falënderuar Shqipërinë.