Adele na zhgënjeu!

Kulturë

largea_largea_973d452191c64a038927e95436dac7d2_l14558361001455836118.jpg

Mendohej se performanca e saj në Grammy Awards 2016-të do të ishte më e mira e mbrëmjes, por nuk ka rezultuar kështu.
Teksa po performonte këngën “All I Ask” shkëputur nga albumi “25”, Adele pësoi një problem teknik në skenë, i cili e bëri të dukej keq para miliona fansave.

Përfaqësues të CBC kanë sqaruar për Billboard, se gjatë performancës së këngëtares pati një problem përreth 8 sekondave me pultin e transmetimit, një defekt ky i pashmangshëm në një event live.

Sigurisht në këtë rast nuk ka munguar edhe një sqarim nga ana e Adele, e cila ka shkruar në Twitter se ishin mikrofonat e pianos ato që nuk funksionuan sic duhej dhe që e bënë të dukej sikur po stononte.Gjithsesi duhet pranuar se rikthimi i Adele në skenën e çmimeve Grammy, ishte padyshim një ndër momentet kulminante të këtij eventi!