Rezidenca Soreca merr ngjyrat e pikturave të mrekullueshme të Admir Pervathit

Kulturë

admirperba.jpg

Ambasadori i BE-s në Shqipëri, Luigi Soreca ishte i pranishëm në Shqipëri një ditë më parë për rastin e Ditës së Verës. Soreca u uroi mirëseardhjen të gjithë të pranishmëve teksa përcolli edhe urimet e tij për rastin e festës së Ditës së Verës.

Pas fjalës së mirëseardhjes të pranishmit patën kënaqësinë të kundrojnë një sërë veprash arti të artistit Admir Përvathi, pjesë e Koleksionit që zotëron ‘Galeria Kalo’ e cila ja huazoi Ambasadorit Soreca për t’i ekspozuar me këtë rast. Tablotë abstrakte, plot ngjyra që duken sikur përqafohen, qëndrojnë bukur në ditën që shënon fillimin e stinës së verës.

 

auto_WhatsApp_Image_2019-03-15_at_12.47.561552650601.jpeg