GALAXY NASTY, libri më i ri nga Sophia Amoruso

Kulturë

fbfbbfbf.jpg

“Një #GIRLBOSS merr në dorë frerët e jetës së vet. Ajo arrin gjithçka që do, se punon për këtë qëllim”. #GIRLBOSS rrëfen historinë e Sofias, një histori sa thellësisht personale, aq edhe universale.

Libri përbën një provë se të qenët i suksesshëm ka të bëjë me instinkteve vetjake dhe të mendosh me vendosmëri, duke qenë i vetëdijshëm se ç’rregulla duhen zbatuar e ç’rregulla duhen shkelur.

Sofia e shkroi këtë libër për të gjithë ata që kërkojnë një rrugë unike drejt suksesit, edhe kur ajo rrugë ka gjarpërime të panumërta dhe është e mbushur me njerëz pesimistë. Nëse pyësni veten si mund të jetë ky rrugëtimi dhe si mund të bëheni një #GIRLBOSS, thjesht lexoni librin, sjellë për lexuesit shqiptar nga Botimet Living.

Kujtimet e Sophia si një #GIRLBOSS do të ekranizohen gjtihashtu në një serial i cili do të transmetohet në Netflix.

Duke ngjitur majat pa ditur të ndalet Sofia do të sjellë së shpejti librin e saj më të ri GALAXY NASTY. I mbushur me grafika vizuale, më shumë sesa një libër tradicional GALAXY NASTY është një album me fletë të bardha ku ju mund të shprehni idetë tuaja, është një udhëtim inspirues, një libër zbavitës, surprizues në çdo faqe.

GALAXY NASTY përtej fjalëve, ju fton në një galaksi të pazbuluar më parë nëpërmjet ilustrimeve, fotografive, grafikave dhe eseve të shkurtra nga Amoruso.

GALAXY NASTY është Bibla e re e Amoruso dhe në çdo faqe të këtij libri ju do të përqafoni modën dhe një mënyrë jetese ndryshe. Një libër jo si të tjerët, plot jetë e ngjyra më shumë një aksesorë se sa një libër.

sophia-amoruso-vogue-13jan15-getty_b.jpg