Ish-Miss Shqipëria pozon “topless” në Dhërmi

Kulturë

uihyoiuui

Egla Harxhi ishte vetëm 10 vjeç kur fitoi kurorën e “Miss Albania 2007″. Por sot ajo nuk është më një femër e ndrojtur por një shpirt i lirë që guxon të pozojë “topless”.

Pasi zgjodhi të pozojë nudo për “Utopian” në Paris, modelja shqiptare tashmë nuk e ka të vështirë të tregojë më shumë seç duhet edhe në Shqipëri.

Ish-Missi ka çuditur plazhistët e kësaj vere në Dhërmi dhe Palase, pasi ka hyrë në det dhe ka marrë rreze “topless”. Në foton e publikuar në “Instagram”, ajo duket mjaft sensuale me flokët në nuancë portokalli që e karakterizojnë dhe një palë rroba banjo të bardha që janë të vetmet që mban veshur teksa del e lagur nga deti. Por si lindi kjo ide për të pozuar “topless”?

“Ideja e setit të fundit, pas disave që kemi realizuar në këtë linjë në Paris, na erdhi kur ndodheshim në jug të Shqipërisë me fotografin Ale de Basseville, stilisten e televizionit M6 në Francë, Laurence Ounini dhe ish-menaxheren e Alexander Mc Queen, Nathalie Pachiaudi. Menduam që në Shqipëri nuk ka asnjë plazh natyral, ose minimumi ku femrat mund të bëjnë plazh topless. Dakord u thashë, e kuptova çfarë doni të thoni dhe hoqa të sipërmet e rrobave të banjës, duke bërë plazhin kështu përgjatë ditëve që ndodheshim në jug. Kjo e inspiroi fotografin dhe tha që kjo është diçka që Brigitte Bardot, ka bërë në Saint Tropez para 60 vjetësh. Prandaj dhe u realizuan këto foto”, ka thënë Harxhi për “Story”.

httrhrthrht