Luljeta Bozo u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë

Aktualitet Botë/Rajon

Lëkundjet e tërmetit të djeshëm, me magnitutë 4.9, shkalla Rihter (ora 21:15) rikthyen panikun tek qytetarët e Durrësit dhe të Tiranës. Shumë njerëz lanë sërish shtëpitë për ta kaluar natën jashtë, nga frika e një goditjeje edhe më të fortë, e ngjashme me atë të 26 nëntorit.

Luljeta Bozo tha se njerëzit mund t’i rikthehen banesave dhe të qëndrojnë të qetë. Për të, tërmeti i orës 21:15 ishte pasgoditje.

“Nëse shtëpitë nuk kanë pasur asnjë dëmtim, ose gjëra të vogla njerëzit të kthehen dhe të flenë rehat. Nuk besoj që do ketë të tjerë. Kurse ata që i kanë të dëmtuar shtëpitë nuk kanë pse të rrinë brenda. Nuk ka kuptim të rrinë brenda. Një shtëpi e dëmtuar, një goditje e tillë e përkeqëson gjendjen. Ku ka dëmtime të rënda nuk duhet rrezikuar. Në si inxhinierë nuk e llogarisim fare tërmetin e sotëm. Kështu që nuk është një energjie e tillë që shkakton dëm të strukturës. Kuptohet, kur ndërton sipas rregullave.”- përfundoi ajo.