Cristiano Ronaldo zë vendin e dytë në Instagram

Sport

Që prej tetorit të vitit 2018, llogaria e Cristiano Ronaldos vetëm rritej në numër. Sot, ai theu një tjetër rekord duke grumbulluar plot 200 milionë ndjekës në Instagram.

Në shkurt të 2016, Cristiano u bë i pari sportist që kishte 200 milionë ndjekës në total. Katër vite më vonë, 200 milionë ndjekës i numëron vetëm në Instagram, duke u bërë kështu një nga njerëzit më me ndikim në botë.

Pas @instagram, më shumë se 330 milionë followers; @cristiano qëndron në vend të dytë, i ndjekur nga Ariana Grande dhe The Rock. Më pas renditen Selena Gomez, Kylie Jenner, Kim Kardashian dhe Lionel Messi. Top10 mbyllet me Beyonce-n dhe Neymar.