Manastirliu: Me lehtësimin e masave, ja rregullat që duhet të ndjekin gjithë qytetarët për të mos përhapur virusin

Aktualitet Botë/Rajon

Me lehtësimin e masave shtrënguese kundra Covid-19,  duhet të rritet kujdesi dhe përgjegjësia e qytetarëve për të kufizuar përhapjen e virusit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar një videomesazh për qytetarët me 5 rregullat kryesore që duhet të kenë parasysh për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Me vijimin e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!”, shkruan Manastirliu.

5 rregullat:

1.Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni

2.Nëse keni mundësi, punoni nga shtëpia

3.Kufizoni kontaktet me personat e tjerë

4.Kur dilni, ruani distancën prej 1.5 metra

5.Lani rregullisht duart