Melania Trump refuzon Shtëpinë e Bardhë për “Pallatin e florinjtë”(Foto)

Botë/Rajon

trump2

Melania Trump dhe djali i saj Barron nuk do të ndjekin Donald Trump-in në Shtëpinë e Bardhë.

Ai do të marrë detyrën më 20 janar, por do të jetojë vetëm në të. Kështu raportojnë mediat amerikane.

Melania ka refuzuar të shkojë menjëherë në Shtëpinë e Bardhë për shkak të djalit Barron.

Ai është duke studiuar në një shkollë private në New York dhe ajo nuk ka dëshirë t’ia ndërpresë shkollën.

“Melania është shumë e lidhur me djalin dhe nuk deshiron qe te krijohen probleme me studimet e tij. Të paktën deri në verë sa të përfundojë shkolla, ata do qëndrojnë në Kullën Trump”, tha një burim pranë saj.

Trump ka thënë se është dakort me vendimin dhe do të kalojë fundjavat me familjen e tij në New York.

6789999

23