Albana Vokshi kërcënon Ramën

Politikë

rama-vokshi-1-780x439.jpg

Të ashpër në akuza, mes replikash rëndom edhe fyese, duket se marrëdhënia mes kundërshtarësh nuk është ajo që duket në sytë e publikut.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi e përfshirë shpesh herë në replika me kryeministrin Rama ka pranuar se “Edi Rama në mënyrë konstante shpreh kortezinë e tij në cdo rast, festë a përvjetor, nëpërmjet sms-ve”.

Deklaratën Vokshi e ka bërë gjatë emisionit “Oktapod” të Turjan Hyskes në “Vizion Plus”, ku theksoi se kryeministri e ka uruar atë vetë për ditëlindje para pak ditësh.

E ngacmuar nga autori i programit Hyskaj, pikërisht nëse ndjen thellë-thellë që Rama ka një admirim për të, Vokshi pohoi se dicka të tillë e ka vënë re, edhe pse publikisht mardhëniet duken krejt ndryshe.

Por megjithëkëtë, kryetarja e Lidhjes së Grave Demokrate, shtoi se kjo nuk e ndryshon raportin politik që ata kanë me njëri-tjetrin, pasi Rama sipas Vokshit, është vulgar dhe ofendues në mënyrën sesi flet me femrat.

Lidhur me batutën që kryeministri ka bërë me atë vetë, duke e quajtur Pamela Anderson, deputetja demokrate deklaroj se nëse Rama e përsërit dicka të tillë, do të takohet me të në gjyq.

Gjatë intervistës Vokshi u ndal edhe te sulmi me vezë ndaj Ramës në seancën e së enjtes, duke e quajtur atë mjet demokratik