Audi RS6 Avant me 735 kuajfuqi në Gjenevë

Teknologji

a1-780x439.jpg

Kompania gjermane e njohur e cila merret me modifikimin e veturave, ABT Sportsline, ka përgatitur një numër të madh të veturave të modifikuara të cilat do t’i prezantojë javën e ardhshme në panairin e veturave në Gjenevë.
Vizitorët e këtij panairi do të kenë mundësi që të shohin disa modele të Audi-së dhe modelin e ri Volkswagen T6, të gjitha të modifikuara nga kjo kompani.

I pari në radhë është Audi RS6 Avant motori, 4.0-litër TFSI V8, i të cilit tani është me kapacitet prej 735 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë maksimale e ka deri në 320 kilometra në orë.
Ky modeli posedon sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, Quattro.
Paketa për këtë RS6 Avant përfshinë Aero Body Kit “ABT” nga fibra të karbonit, rrotat prej alumini me diametër prej 22-inç dhe me goma Dunlop 295/25 R22, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe interierin dy-ngjyrësh me lëkurë Alcantara.

Modeli tjetër me radhë është Audi A4 i gjeneratës së re, në këtë rast quhet AS4, për të cilin ABT, ndër të tjera, në paketën për këtë model ka përfshirë Aero Body Kit, maskën e përparme ABT nga kromi, më shumë sete të rrotave prej alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, disa elemente për modifikimin e interierit, si dhe përforcimin e motorit.
Kompania ABT gjithashtu ka përgatitur paketën për modifikim edhe të modelit nga gjenerata e re, Audi Q7.
Kjo paketë quhet “QS7”, e cila, para se gjithash, përfshinë mbrojtësin e përparmë dhe maskën e ridizajnuar, set të ri të pragjeve, mbrojtësit anësorë më të gjerë, mbrojtësi i pasmë me difuzer, si dhe spoilerin e pasmë mbi çati, transmeton Koha.net.
Në këtë paketë po ashtu hyn edhe sistemi i ri sportiv i shkarkimit të gazrave me katër tuba nga çeliku, si dhe set i rrotave prej alumini me diametër prej 22-inç e me goma 305/30 R22.

Gjithashtu, në ofertë janë paketa për përforcimin e motorëve. Kështu motori TDI me kapacitet prej 272 kuajfuqi është përforcuar në 325 kuajfuqi dhe motori benzinë TFSI nga 333 në 410 kuajfuqi