Bugatti Chiron mahnitës që kushton 2.4 milionë euro

Teknologji

Bugatifk-780x439_1.jpg

Buggati ka prezantuar zyrtarisht modelin e ri Chiron në Panairin e automjeteve në Gjenevë.

Bugatti Chiron është veturë e re me pjesë përbërëse të bazuara nga Veyron. Motori është 8.0-litërsh W16 me katër turbombushës që zhvillojnë 1500 PS. Motori është i lidhur me një marsh automatik me shtatë shpejtësi.

Përshpejtimi i modelit të ri prej 0 në 100 kilometra për orë arrihet për më pak se 2.5 sekonda, ndërsa nga 0 në 200 km/h për vetëm 6.5 sekonda. Derisa nga 0 në 300 km/h e arrin për vetëm 13.6.

Shpejtësia maksimale e limituar e tij është 420 kilometra/ orë, që e bën shumë më të shpejtë se Veyroni.
Ky model është 53mm më i lartë se Veyroni dhe është 155 kilogramë më i rëndë.

Bugatti ka treguar se deri tani ka marrë 150 porosi për Chironin që do të prodhohet në 500 njësi, me çmim prej 2.4 milionë eurosh. Shitjet do të nisin në muajin tetor.

Bugati1.jpg

Bugatifk-780x439.jpg