Konflikti në Siri: Qeveria arrin marrëveshjen e armëpushimit me rebelët

Politikë

siri 550x309

Qeveria siriane dhe grupimi i rebelëve kanë arritur një marrëveshje për armëpushimin dhe fillimin e negociatave për paqe. Kjo është njoftuar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Armëpushimi pritet të hyjë në fuqi në mesnatën e të enjtes.

Ministri i jashtëm turk, Mavlut Cavusoglu ka thënë më parë se Turqia dhe Rusi do të veprojnë si garantues të planit.

Armëpushimi nuk vlen për dy prej krupeve kryesore xhihadiste në Siri të quajtura Shteti Islamik dhe Jabhat Fateh al-Sham.