Përjashtohen 5 ditë nga Kuvendi.

Politikë

bdbdfb.jpg

 

Deputeti socialist Erion Braçe dhe tre deputetët demokratë, Edi Paloka, Roland Keta dhe Arben Ristani janë pezulluar nga Kuvendi për 5 ditë.

Shkak është bërë incidenti të enjten e kaluar, kur deputetët u përplasën verbalisht me njëri-tjetrin. Pas fyerjeve të deputetit Braçe për Berishën, Ristani, Paloka dhe Keta tentuan ta largonin atë nga foltorja. Në këtë moment ndërhynë truprojat dhe shmangën konfliktin fizik.

Partia Socialiste kërkoi përjashtimin nga Kuvendi të deputetëve Berisha, Ristani, Paloka e Keta, ndërsa PD-ja kërkon përjashtimin me 10 ditë të Erion Braçes, pasi sipas selisë blu ai ka përdorur një fjalor të ulët ndaj deputetëve demokratë.

Pas mbledhjes së byrosë së Kuvendit, deputeti i PS-së, Erion Brace, u shpreh se “Ai që prish seancën parlamentare, ai që vret politikisht dhe fizikisht, falet përsëri dhe të gjithë të tjerët dënohen. Kjo është historia për fat të keq edhe ditët e sotme te këtij parlamenti. Dher per kete kemi qenë dëshmitare të gjithë. Dhe po t’i referohemi seancës, çdo gjë ka nisur me Arben Ristanin, jam përgjigjur unë, ka vijuar me Sali Berishën, kam vijuar unë dhe pastaj ka nderhyre dhunshem kryetari i grupit të PD-së, Edi Paloka, pastaj degjeneroi gjithcka me dhunë fizike të një deputeti tjetër. Ajo që më shqetëson mua, ka të bëjë me faktin se në parlament po legjitimohet një regjim i dhunshëm”.
/Shekulli/