Qëllohet me vezë dhe domate ministri i Shëndetësisë

Politikë

ilir-ministri-690x380.jpg

 

 

Ministri i Shëndetësisë  Ilir Beqaj, mëngjesin e sotëm është goditur me vezë dhe domate në nga aktivistët e Alencës Kuqezi në momentin kur ai po futej në ministri.
Së fundmi, Beqaj po kritikohet për vendimin e mbylljes së Urgjencës së Tiranës.Beqaj thotë se urgjenca do ristrukturohet, kurse mjekët thonë se ajo do mbyllet pasi aty do bëhet një pallat.Sipas tyre, urgjenca do jepet me koncesion, raporton Mapo.