Rama i kërkon gazetarit llogari për pyetjet

Politikë

rama-i-k-euml-rkon-gazetarit-llogari-p-euml-r-pyetjet-video_hd.jpg

Kamera që ka mbetur e hapur disa çaste më shumë se sa duhet, ka nxjerrë të palarat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe të marrëdhënies aspak normale që ai tenton të vendosë me mediat.

Të hënën kur kryeministri ishte i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, atij i ndodhi një incident. Kamera ndejti hapur më shumë sesa duhej dhe publikut iu desh të shihte se si sillet Rama me gazetarët.

Ne momentet kur gazetari dhe i ftuari kujtonin se transmetimi ishte ndërprerë dhe se publiku duhet të shikonte reklamat, Rama iu drejtua i pakënaqur Babaramos për pyetjet që po i bënte. Ideja e tij qe e qartë: nuk po më pyet për ato tema që kemi rënë paraprakisht dakord.
Me një ton justifikues Babaramo fillimisht shikon nga një personazh i tretë (ai nuk duket në ekran) që me siguri duhet të jetë anëtar i kabinetit të Ramës që është bërë garant për intervistën dhe më pas drejtohet nga Kryeministri të cilit i thotë: “Po këto pyetje të kam bërë mooo”.

E vetmja gjë që nuk kuptohet me saktësi nga ky “gabim teknik”, që i nxori të palarat intervistës së Ramës, është fakti nëse vërtet Babaramo po i bënte pyetje të ndaluara për të cilat nuk kishin rënë dakord më parë, duke përdorur një taktikë të njohur të gazetarëve intervistues që tjetër gjë premtojnë para dhe tjetër bëjnë kur futen në studio, apo Rama ankohej edhe për pyetjet që i dinte paraprakisht. Sepse po të shohësh reagimin e gazetarit në video duket sikur ai mbrohet duke thënë se po i qëndron skaletit të paravendosur. /Lapsi.al/Telegrafi/