Rritja e rasteve, shtyhet afati i izolimit në Itali: Shkollat mund të qëndrojnë të mbyllura më shumë se 1 muaj

Aktualitet Botë/Rajon

Ditën e djeshme Italia shënoi një rekord me 4027 raste të reja me koronavirus dhe 475 viktima brenda 24 orëve. Gjithashtu 2629 bluza të bardha janë infektuar me koronavirus dhe në këto kushte qeveria ka vendosur të zgjasë masat e izolimit përtej 3 prillit.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Giuseppe Conti. Ai paralajmëroi  se masat e karantinës do të zgjaten përtej afatit të parashikuar në fillim, 3 prillit.

Shkollat mund të qëndrojnë të mbyllura dhe për 1 muaj, por edhe më shumë. Vendi hyri në karantinë më 12 mars, ndërsa vendimi për mbylljen e shumicës së bizneseve dhe ndalimin e grumbullimeve pritej të skadonte më 25 mars, datë që do të ndryshojë.  “Ne kemi shmangur rrëzimin e sistemit, masat kufizuese po funksionojnë”, tha Conte.