Shkon në 40 numri i të shëruarve me Covid-19 në Shqipëri

Aktualitet Botë/Rajon

Deri më tani, numri i të shëruarve nga Covid-19 ka shkuar në 40. Shtatë persona të shtruar tek Spitali Infektiv, kanë rezultuar negativë pas testeve të kryera. Lajmin e mirë e ka bërë me dije Kryeministri Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook.

“Lajm i mirë: 7 të shëruar sot”, ka shkruar Rama në rrjetin social. Nga ana tjetër, edhe Ministrja Ogerta Manastirliu ka reaguar me anë të një statusi, duke konfirmuar se mes të shëruarve, gjenden edhe 8 mjekë. Një shifër inkurajuese kjo në situatën e vështirë me të cilën po përballet vendi nga pandemia.