Shuhet legjenda e basketbollit amerikan, Kobe Bryant

Aktualitet Botë/Rajon

Një aksident fatal me helikopterin e tij privat, i ka marrë jetën në mënyrë tragjike në moshën 41-vjeçare ish basketbollistit legjendar amerikan, Kobe Bryant seë bashku me vajzën e tij 13 vjecare, Gianna.

Dëshmitarë okularë thonë se kanë dëgjuar zhurma nga motorri përpara se helikopteri të rrëzohej. Sipas disa raporteve, helikopteri ishte nisur drejt një ndeshjeje basketbolli për Gianna-n, dhe në bord thuher të ketë qenë dhe një lojtar tjetër dhe prindërit e tij.

“Fatkeqësisht nuk kishte mbijetuar asnjë”: tha shefi i Zjarrfikësve të Los Angeles, Tony Imbrenda.

Vdekja e yllit të NBA ka shokuar mbarë botën e sportit. Bryant konsiderohej gjerësisht si një prej basketbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave.