Italia kërcënon me 5 vjet burg të prerkurit që thyejnë karantinën; Masat mund të rreptësohen deri më 31 korrik

Aktualitet Botë/Rajon

Italia ka njoftuar ndëshkime të rrepta të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Çdo person që është i infektuar me koronavirus, nëse thyen rregullin e karantinës do burgoset.

Urdhrat e reja, që u miratuan vonë në mbrëmjen e së martës, përfshijnë:

-Ata që kanë testuar pozitiv dhe nuk qëndrojnë në shtëpi, mund të përballen me një deri në pesë vjet burg.

-Gjobat për shkeljen e karantinës rriten nga 400 euro (430 dollarë) në 3,000 euro (3,245 dollarë).

-Bizneset që thyejnë rregulla për të parandaluar përhapjen e virusit mund të mbyllen nga pesë deri në 30 ditë.

Rregulloret do të rishikohen çdo muaj deri më 31 korrik, dhe mund të bëhen më të rrepta, thuhet në dekretin e qeverisë.

Dekreti nuk zgjat gjatësinë e kufizimeve aktuale, të cilat do të përfundojnë në 3 prill.

Italia, epiqendra e re e virusit, ka regjistruar afro 70,000 raste dhe pothuajse 7,000 vdekje, sipas një raporti nga Universiteti Johns Hopkins.