Del emri i zyrtarit të FSHF të infektuar me COVID-19

Sport

Në një kohë kur ende nuk ka të dhëna për futbollistë shqiptarë të infektuar me “Covid-19”, ka ardhur lajmi se një zyrtar i FSHF ka shfaqur shenjat e “Coronavirusit”, duke rezultuar pozitiv në analiza. Identiteti i punonjësit të Federatës Shqiptare të Futbollit është mbajtur i fshehtë, teksa janë dhënë vetëm inicialet e tij F.R (Florian Riza, përgjegjësi i sektorit të Futbollit të Femrave?). Një situtatë e tillë ka bërë që FSHF të nxjerrë urdhërin për të mos dalë askush në punë gjatë ditëve në vazhdim. Në fakt, në institucionin më të lartë të futbollit në vendin tonë kishte pasur punë me turne gjatë ditëve të fundit, por ky lajm sa i takon zyrtarit që mban një post të rëndësishëm në Federatë, e ndryshoi tërësisht programin. Madje sikur të mos mjaftonte kaq mësohet se njerëzit që ai ka takuar dhe që kanë qenë në një zyrë me të, do të duhet të mbeten të karantinuar për të paktën 2 javë. Ndërsa shpresohet që situata të mos rëndohet dhe zyrtari të mos ketë infektuar vërtet shumë të tjerë me të cilët mund të ketë pasur kontakt.