Sfida Dortmund – Monaco, ja çfarë thonë trajnerët dhe lojtarët

Sport

yjuytu

Thomas Tuchel, trajner i Dortmundit: Së fundmi kemi pasur një rezultat tejet të keq. Një humbje të merituar me Bayernin. Por u kam kërkuar lojtarëve ta harrojnë atë sfidë. Ndonjëherë ka kuptim që ta kërkosh këtë gjë, sidomos kur luan të shtunën, të martën dhe sërish të shtunën prapë. Monaco ka shumë lojtarë që të befasojnë. Mendoj se kanë lojtarë me cilësi të jashtëzakonshme individuale, por janë edhe kompakt si skuadër dhe tejet atletikë. Si gjithmonë është një sfidë 50 me 50, por momenti aktual u jep disi avantazh atyre. Sidoqoftë ndihemi gati për t’u përballur me ta dhe për të treguar forcën tonë.

Raphael Guerriero, mesfushor i Dortmundit: Në stadiumin tonë kemi një atmosferë fantastike. Tifozët i vënë kundërshtarët tanë nën presion dhe kjo na ndihmon së tepërmi. Eshtë e vërtetë që kemi hasur probleme në transferta, por në shtëpi kemi pasur rezultate të mira. Përballë kemi një skuadër që momentalisht po luan mire. Pak a shumë jemi të përngjashëm dhe nuk di ta them nëse jemi ne apo ata favoritët.

Leonardo Jardim, trajner i Monacos: S’është e lehtë të përpiqesh të luash me intensitet të lartë çdo tre ditë. S’e di në ja ka dalë ndonjëskuadër deri më sot që të kalojë nga faza play-off në çerek-finale, por di të them se kemi luajtur më shumë ndeshej se kushdo tjetër që është në këtë fazë aktualisht. Dortmundi ka më tepër përvojë, dhe kjo përbën një dizavantazh për ne. Ndaj për të treguar se kush jemi, do na duhet të luajmë me forcën që na karakterizon. Por duhet të tregohemi edhe të kujdesshëm në mbrojtje nga cilësitë që ata gëzojnë. Për këtë na duhet një balancë.

Fabinho, mesfushor i Monacos: Në Champions Dortmundi ka më tepër përvojë se ne, por sidoqoftë përballja mbetet e diskutueshme. Ka për të qenë një ndeshje e hapur me shumë shanse dhe mbase edhe gola. Ne si skuadër jemi me plot të rinj, të cilët mësojmë shpejt dhe kjo është forca jonë.