Shuhet ne moshën 86-vjecare legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha

Aktualitet Kulturë

Ka mbyllur sytë në moshën 86-vjeçare legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e saj përmes një postimi në Facebook. ‘Zemër ike e qetë, ashtu si edhe në jetë. Vdiq Nexhmije Pagarusha’, ka shkruar një familjare e saj.

Së fundi, ajo vuante nga një sëmundje e rëndë dhe mëngjesin e sotëm nuk i hapi më sytë.

Është e vështirë të thuhet se cilit zhanër i përkiste krijimtaria e saj 40-vjeçare, por mund të thuhet me siguri se është mbretëresha e muzikës shqiptare. Kryeveprat e saj muzikore janë ‘E dehun’, ‘Baresha’ të cilën e kompozoi bashkëshorti i saj Rexhep Mulliqi, etj.

Nexhmije Pagarusha ka kënduar veprat e përkthyera në shqip të Bethoven, Verdi, Puçini, etj. Karrierën e mbylli në vitin 1984 me një koncert në Sarajevë. Për herë të fundit në skenë u ngjit në vitin 2000 në një program të Ardit Gjebresë.

Në vitin 2018 ajo u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan Donald Trump.