Situata po del jashtë kontrollit, OBSH dërgon në Kinë një ekip ekpsertësh për Coronavirusin

Aktualitet Botë/Rajon

Shifrat e viktimave janë alarmante në Kinë pasi numri i të vdekurve ka shkuar në 1016 ndërsa të prekur janë mbi 42 mijë në shkallë globale. Për këtë shkak “Organizata Botërore e Shëndetësisë” i ka bërë thirrje komunitetit nërkombëtar të marrë masa që situata e vështirë nga virusi të mos dalë jashtë kontrollit.

Ndërkohë sipas OBSH-së një ekip ekspertësh kanë njoftuar se ditën e djeshme kanë mbërritur në Kinë, në mënyrë që t’i vijnë në ndihmë qeverisë kineze në kontrollin e Coronavirusit.

Ky ekip ekspertësh përbëhet nga 10 deri në 15 persona, ndërsa ndër të tjera drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus theksoi se kjo lëvizje u ndërmorr që situata në Kinë të ketë një përmirësim më të shpejtë. Sipas postimit që drejtori i OBSH-së ka bërë në rrjetet sociale ka deklaruar se ekipi i kspertëve ndërkombëtarë në Kinë do të “udhëheqit nga Dr.Bruce Aylward, veteran i emergjencave të kaluara të shëndetit publik”.

Mesa duket edhe për OBSH, Coronavirusi është një sfidë shumë e madhe sepse krahasuar me ‘SARS’, ky virus vdekjeprurës ka marrë në rreth 3 javë mbi një mijë jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 42 të tjerë. Ndër të tjera OBSH ka njoftuar se do të mbahet edhe një takim të enjten e kësaj jave, për çështjen e virusit në Kinë por edhe në botë tashmë.