SHBA kërcënon me sanksione këdo që do blejë naftë nga Shteti Islamik

Botë/Rajon

t1largcohen-450x300Shtetet e Bashkuara thonë se mund të imponojnë sanksione ndaj kujtdo që do blejë naftë nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik. Shba po përpiqet të shkatërrojë atë që është përshkruar si burim i financimit prej 1 milion dollarësh në ditë. Nënsekretari i thesarit i Shteteve të Bashkuara, David Cohen, tha gjatë një fjalimi në Uashington se administrata amerikane po intensifikon fokusin e saj në shkatërrimin e financimit të Shtetit Islamik. Sipas tij, militantët e Shtetit Islamik po fitojnë dhjetra miliona dollarë në muaj nga shitja e naftës, para që paguhen për rrëmbime, zhvatje dhe aktivitete të tjera kriminale. Cohen tha se nafta është burimi kryesor i financimit të Shtetit Islamik.