Hoxhaj kërkon njohjen e Kosovës në Beograd

Botë/Rajon

enver-hoxhaj1-450x300Në vizitën e parë të një Ministri të Jashtëm të Kosovës në Beograd, numri një i diplomacisë së Kosovës Enver Hoxhaj ka kërkuar nga Serbia njohjen e Kosovës. Duke folur gjatë ministerialit, shkruan “Reuters” Hoxha deklaroi se ky takim duhet të finalizohet me njohjen e shtetit më të ri në Ballkan.
“Në këndvështrimin ton dialogu duhet të përfundojë me një traktat paqeje që duhet të përfshije dhe njohjen e Kosovës si një shtet të pavarur dhe rekomandimin e pranimit të Kosovës në Kombet e Bashkuara. Unë jam në Beograd për të parën herë në 25 vite. Kjo tregon se e vështirë është rruga për në Beograd në një kohë që është vetëm katër orë larg. Prani ime këtu është tregues i pavarësisë së Kosovës”.
Sipas agjencisë “Reuters”, pas kësaj deklarate të Hoxhajt, nuk ka patur komente nga homologu i tij serb, Ivica Daçiç. Kosova dhe Serbia kanë qenë pjese e një dialogu intensiv nën ndërmjetësimin e përfaqësueses për politike të jashtme Catherine Ashton, produkt i të cilës është dhe marrëveshja per bashkëpunim e 19 prillit. Edhe sot në Bruksel, kryeministri në detyre Hashim Thaçi u zotua gjatë takimit të lamtumirës me baroneshën Ashton që do të angazhohet për të zbatuar në terren marrëveshjet.