Ministrja Manastirliu jep lajmin e mirë “Sot vijnë 7020 doza vaksinash nga Pfizer”

Aktualitet Botë/Rajon

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar sot nga foltorja e Kuvendit se nga dita e sotme do të aktivizohen spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës. Ai u shpreh se mbrëmjen e sotme do të mbërrijnë 7020 doza vaksinash nga Pfizer.

Ajo ironizoi premtimet e kundërshtarëve duke deklaruar se premtimet e çudibërësve nuk janë zgjidhje për të dalë nga pandemia.

“Dje kemi arritur më shumë se 500 të shtruar në 4 spitalet COVID. Nga sot do të aktivizojmë spitalet rajonale të Durrësit dhe Shkodrës. Dhe më tej me Vlorën, Korçën dhe Elbasanin. Më pas vijojmë në skenarët e tjerë sipas planit. Sot vijnë 7020 vaksina nga Pfizer. Ne do të vazhdojmë të lëvizim çdo gur.

Është i natyrshëm mosbesimi dhe e mirëkuptuar mërzia. Është normal ankthi. Duhet të jetë i natyrshëm edhe mirëkuptimi i qytetarëve. Premtimet e çudibërësve që nuk kanë asgjë në dorë dhe nuk kanë respekt për peshën e fjalës nuk janë zgjidhje. Zgjidhjen do ta gjejmë siç kemi bërë deri sot bashkë”, tha Manastirliu.