Gruaja që doli vullnetare për vaksinën e Covid-19 ka folur rreth këtij vendimi dhe thotë…

Aktualitet Botë/Rajon

Dëshira dhe puna për të gjetur vaksinën e cila do të shpëtojë njerëzimin nga CoronaVirusi ka filluar prek shumë javësh tashmë. Më në fund dje është bërë dhe prova e parë tek njerëzit. Kaiser Permanente Ëashington Institute në Siatëll ka bërë provën e parë tek një grua me emrin Jennifer Haller e cila ka dhënë një intervistë për Refinery29 dhe ka thënë:

Sa raunde të vaksinës do të bëni?

“Do të bëj dy raunde. E para ishte dje. Do të mbaj ditar për çdo simptomë dhe temperaturën time dhe gjithçka për dy javët e ardhshme. Ne do të bëjmë një bisedë telefonike sot dhe nesër, dhe më pas, pas një jave do të kthehem për një analizë gjaku. Një javë pas kësaj unë do të bëj një tjetër analizë gjaku. Dhe pastaj katër javë nga dje, unë do të hyj në dozën e dytë [të vaksinës] – dhe do ta përsëris atë proces përsëri. Pastaj përgjatë 14 ose 18 muajve të ardhshëm do të kem një vizitë të vogël për analizë gjaku”.

A jeni duke u paguar për këtë?

“Teknikisht ata po ofrojnë para. Por ju e dini, nëse do ta bëja për para nuk do të mund të më paguanin dot”.

“Prindërit e mi jetojnë në Kenmore, që është shumë afër epiqendrës origjinale amerikane të Kirkland. Dhe nëna ime është 70 vjeç, dhe njerka ime është 85 vjeç me astmë. Kështu që ajo po qëndron në shtëpi për dy javë e gjysmë tani. Unë jam me të vërtetë e shqetësuar për sigurinë e tyre, dhe është mjaft dërrmuese.

“Por një gjë për të cilën do të doja të flisja është se, do të jem mirë. Familja ime do të jetë në rregull. Ne kemi burimet që na duhen për ta rregulluar këtë. Unë kam një shqetësim të thellë për aq shumë amerikanë që nuk kanë privilegjin që familja ime dhe unë kemi”!