20 “perla” të thëna nga Nënë Tereza

Sociale

sfdfdfdssfdsdf

Nënë Tereza është një nga njerëzit më me influencë që bota ka parë ndonjëherë. Dhe kjo jo për shkak të pasurisë apo betejave luftarake nga shenjtorja, por falë besimit, mënyrës së jetesës dhe arritjeve që pati duke punuar fort si një murgeshë e thjeshtë. Goja dhe mendja e saj kanë prodhuar gjithmonë “perla”, një nga aksesorët që i mungojnë “kapelës” së pothuajse çdo njeriu ditët e sotme. Dhe disa nga këto perla ne po jua rendisim më poshtë.

Ç’mund të bësh për të predikuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde.

Neve nuk na duhen armë apo bomba për të sjellë paqe, por dashuri dhe përkushtim.

Disa njerëz na vijnë në jetë si një bekim. Disa të tjerë si mësim.

Nëse i gjykon njerëzit, nuk do të kesh kohë t’i duash ata.

Është gjithmonë një gjë që ti e bën por unë nuk e bëj dot dhe është gjithashtu një gjë që unë e bëj e ti nuk e bën dot, prandaj eja të bëjmë diçka të bukur bashkë.

Mos lejo askënd të largohet nga jeta jote jo i lumtur. Ji shembulli i gjallë i mirësisë së Zotit: mirësisë në fytyrë, mirësisë ne sy, mirësisë në buzëqeshje.

Shkurajimi është një shenjë e krenarisë, sepse të tregon besimin në fuqitë e tua.

E di që Zoti nuk do të më japë diçka që unë nuk e përballoj dot. Do të doja që ai të mos më besonte kaq shumë.

Dhe le të takohemi të gjithë me një buzëqeshje në fytyrë, sepse buzëqeshja është fillimi i dashurisë.

Jo të gjithë mund të bëjnë gjëra të mëdha në jetë. Por të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Është e thjeshtë të duash njerëzit që ke larg. Por nuk është gjithmonë e thjeshtë të duash ata që ke pranë. Është më e thjeshtë që me një tas të vogël me oriz të lehtësosh urinë sesa të lehtësosh vetminë dhe dhimbjen e dikujt që vuan nga mungesa e dashurisë.

Fjalët e ëmbla mund të jenë të shkurtra dhe të thjeshta për t’u folur, por jehona e tyre është e pafundme.

Edhe nëse je në rrugën e duhur, do të dështosh nëse thjesht qëndron aty.

Buzëqeshu të tjerëve. Buzëqeshi gruas, buzëqeshi bashkëshortit, buzëqeshu fëmijëve, buzëqeshu të tjerëve sepse ajo do të na ndihmojë të rrisim dashurinë për njëri- tjetrin.

Ti mund të jesh i lodhur nga puna dhe madje mund ta vrasësh edhe veten, por derisa ajo nuk mund të jetë e mbushur me dashuri është e kotë. Të punosh pa dashuri është skllavëri.

Nëse duam me të vërtetë të dashurojmë, duhet të mësojmë të falim.

Dashuria fillon duke u kujdesur për ata që kemi shumë pranë – ata që kemi në shtëpi.

Dashuria është një frutë që piqet në çdo kohë dhe shkon në duart e gjithkujt.

Dikur më pyetën se pse nuk merrja pjesë në marshimet kundër luftës. Dhe unë u përgjigjja se kur të kishin një marshim pro paqes unë do të isha aty.

Varfëria më e madhe është vetmia dhe ndjenja e të qenit i padashur nga asnjë.