9 arsye pse ju duhet një shigjetar në jetën tuaj!

Sociale

shigjetar 1479863267 2088730

1. Ata janë spontanë.

Ata janë njerëz interesantë sepse e jetojnë jetën gjithmonë duke zbuluar-të gatshëm të ju tregojnë për librin e fundit që e kanë lexuar apo aventurën e fundit që e kanë pasur. Nëse jeni në lidhje me një shigjetar mos u befasoni nëse ju thotë: “Bëhu gati sepse po nisemi për Spanjë për ta parë garën e demave”. Me ta nuk mërziteni asnjëherë sepse idetë e tyre ju sjellin eksperienca të shumta.

2. Ata kanë sens të mrekullueshëm humori.

Asnjë shenjë tjetër e horoskopit nuk ka sens humori si shigjetari. Ata janë komedianë të lindur. Edhe nëse janë duke ju treguar për ndodhitë e fundit- gjithmonë do të ju bëjnë të qeshni dhe do t’ju disponojnë.

3. Ata e duan aventurën.

Ata e kanë një kuriozitet të lindur dhe energji të madhe për të eksploruar.-transmeton arbresh.info. Ata nuk mund të rrinë në shtëpi para televizorit. Ata preferojnë të dalin dhe ta shohin botën. Nëse keni mik një shigjetar, ata do të jenë më të mirët për të udhëtuar.

4. Ata e duan lirinë.

Ata janë të pavarur dhe liria është shumë e rëndësishme për ta. Ata e respektojnë nevojën tuaj për privatësi dhe presin që edhe ju ta respektoni privatësinë e tyre. Pavarësisht kësaj ata janë jashtëmase besnikë. Nëse keni një problem ata kanë përvojën dhe inteligjencën e mjaftueshme për t’ju ndihmuar.

5. Ata janë inteligjentë dhe kanë shumë interesa.

Ata kanë lexuar shumë dhe janë të shkolluar sepse mësimi për ta është pjesë e rëndësishme e misionit të tyre për të fituar njohuri. Nëse ju pëlqen të mësoni, ata e kanë aftësinë për t’ju mësuar për tema të ndryshme- duke filluar nga arti aziatik e filozofia e Sokratit e deri te muzika hip-hop e filmat vizatimorë.

6. Me ta gjithmonë kaloni mirë

Me shigjetarë asnjëherë nuk e dini se çka po ju pret. Ata janë të gatshëm për pothuajse çdo gjë.

7. Ata e dashurojnë udhëtimin.

Atyre iu pëlqejnë kulturat e huaja dhe udhëtimi në vende të largëta. Ata gjithmonë janë në kërkim të mundësive për të udhëtuar qoftë lokalisht qoftë jashtë vendit. Kurioziteti dhe vetëbesimi i tyre i bën ata miqtë më të mirë për të udhëtuar.

8. Ata janë të sinqertë dhe të besueshëm.

Mos u bëni pyetje shigjetarëve se çka mendojnë, vetëm nëse jeni të gatshëm për të vërtetën. Ata e vlerësojnë sinqeritetin dhe jua thonë të vërtetën pa e zbukuruar. Ata ndonjëherë të lëndojnë me sinqeritet por asnjëherë nuk gënjejnë.

9. Ata janë optimistë pozitivë.

Një shigjetar asnjëherë nuk mund të jetë i mërzitur. Ata e shohin të mirën edhe në situatat më të këqija. Natyra e tyre pozitive u sjell fat të mirë sepse tërheqin njerëz të cilët u ndihmojnë atyre dhe u sjellin mundësi për jetë.