“Burg, jo gjoba kush vjedh energjinë elektrike”

Sociale

erreee-640x340Për personat apo subjektet që vjedhin energjinë elektrike, nuk do të ketë më dënime me gjoba. Ka ardhur koha që shkelësit e ligjit të arrestohen. Kështu ka deklaruar Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, gjatë një takimi me strukturat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Kukësit. Sipas Ministrit, nga vjedhja e energjisë e cila aktualisht rezulton në nivelin e 20%, humbasin 140 milionë dollarë. Përkeqësimet më të mëdha të arkëtimeve nga humbja në rrjet e energjisë, u përkasin viteve 2012-2013.