I nxorrët rrobat e verës? Kthejini prap në vend, moti paska surpriza të tjera për ne!

Sociale

MOTI
Prej disa ditësh rrezet e diellit na kanë shoqëruar dhe na kanë mbushur me pozitivitet. Por, moti do na surprizojë sërish. Sipas meteorologëve, do të kthehen sërish rreshjet, më saktë do të ketë rrebeshe dhe breshër gjatë fundjavës. Situata do përmirësohet dy ditët e para të javës që vjen, por nga e mërkura e tutje do të rivijë shiu. Kështu që bëhuni gati edhe për disa ditë të tjera të zymta dhe me çadër me vete.