Bebe Rexha sapo mori një dhuratë speciale nga Kim Kardashian!

Showbiz

bebekim

Bebe Rexha po shijon udhëtimet e saj, që kryesisht lidhen me koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë Amerikës. Këngëtarja njihet për postimet e shumta në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka marrë një dhuratë të veçantë. Kim Kardashian e ka surprizuar Beben në veçanti, me një nga risitë më të reja të sjella në treg.

bebekim
Bëhet fjalë për produktet e reja kozmetike, që Kim ka realizuar së bashku me Marion. Rexha e ka publikuar në InstaStory dhuratën e marrë, duke falenderuar përzemërsisht Kim dhe grimierin e famshëm shqiptar. Pjesë e surprizës ishin shkëlqyesit e buzëve, si dhe nuancat e grimit të syve. Bebe ka provuar ngjyrën blu, që u bë e famshme nëpërmjet një prej fotove të fundit të Kardashian, ku kjo e fundit pozonte me sytë e lyer me këtë nuancë.

bebekim2