Mozzik ka një premtim për vitin 2019!

Showbiz

mozzzzzzzzzzzz
Viti 2018 ka qenë shumë i mbarë për këngëtarin Mozzik. Përveç projekteve të suksesshme që ka sjellë, ai gjithashtu është bërë baba për herë të parë. Pas kësaj, të gjithë menduam që do të ketë një periudhë pushimi për të dhe partneren e tij, por mesa duket të dy kanë vendosur të vazhdojnë me karrierën e tyre.

Screenshot 2 12 e1548080998154

Loredana dhe Mozzik së shpejti sjellin këngën e tyre të dytë së bashku, “Romeo & Juliet”. Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram-in’ e tij, rreperi ka lajmëruar për një vit të mbushur me projekte të reja. “Fytyra ime kur më pyesin nëse edhe ky vit do të jetë i imi? Flasin muajt që po vijnë”. Thuhet se këtë vit ai do të nxjerrë në treg albumin e tij të ri. Gjithsesi nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga vetë Mozzik.