Eleni Foureira, «e ftuara e nderit» në festivalet e huaja!

Showbiz

eleniiiiii
Mbrëmjen e kaluar në Spanjë është zhvilluar koncerti i rëndësishëm i muzikës “Operacion Triunfo”. Fitues është shpallur 23-vjeçari Miki Nunez, i cili automatikisht është edhe përfaqësuesi i Spanjës në ‘Eurovizion 2019’. Kënga e tij “La venda” ka arritur të dominojë duke marrë 34% të votave të publikut. Ky festival mori vëmendje të gjerë në media edhe për shkak të pjesëmarrjes së këngëtares me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Ajo ishte e përzgjedhura e produksionit, si e ftuara speciale e mbrëmjes. Këngëtarja bëri për publikun një performancë elektrizuese me hitin e saj “Fuego” dhe në fund dorëzoi edhe çmimin për fituesin.Në “Eurovizion 2018” Eleni nuk mori dot çmimin e parë, por mund të themi se fitorja e saj ishte edhe më e madhe, pasi “Fuego” tani është një hit që dëgjohet në mbarë botën. Këtë e tregojnë edhe koncertet e shumta që këngëtarja ka zhvilluar pas “Eurovizion”.